Për vite të tëra, Bashkimi Evropian përmes Raporteve të Progresit në vazhdimësi i tërheq vërejtje Kosovës për luftimin e krimit të organizuar dhe kontrabandës.

Madje, në raportin e fundit të vitit 2020, specifikon se “Situata në veri të Kosovës në lidhje me krimin e organizuar vazhdon të paraqes sfida për agjencitë e zbatimit të ligjit”.

Tutje, raporti shton se: “Ka ende pak hetime financiare, konfiskime të pasurisë dhe dënime përfundimtare”.

Bazuar në këto përfundime, shoqëria civile thotë se deklarata e djeshme e përfaqësuesit për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, është paradoksale.

Ekonomia joformale që përfshinë shmangien e TVSH-së dhe ekonomia e zezë-kontrabandën, ndikojnë afër 35 përqind në ekonominë edhe ashtu të dobët të vendit.

Si rrjedhojë, Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi thotë se kjo dëmton financiarisht shtetin dhe bizneset.

 

 

 

Top Channel