“Beccheti”, Grida Duma: Një sagë mashtrimesh, me një faturë të rëndë për shqiptarët

14/10/2021 16:58

Deputetja Grida Duma teksa foli për çështjen “Beccheti”tha se kjo është një sagë mashtrimesh për hakmarrje politike që ka një faturë shumë të rëndë për shqiptarët.

Ajo tha se keqmenaxhimi i qeverisë ka sjellë vetëm korrupsionin në vend.

“120 milion do të paguhen nga Shqipëria. Nga pikëpamja politike keni zhytur vetveten në të njëjtën gropë. 120 milion euro dëm kanë ardhur sepse keni ndërhyrë ju. Nuk ka rëndësi se si e kemi gjetur ne vendimin, por çështja sot është kjo ka ndodhur.

Ne shpesh vuajmë nga memoria e shkurtër. Edi Rama që gjatë kohës që trajtohej çështja Beccheti dilte nëpër emisione dhe vetëm bërtiste. Gjatë kohës që çështja ishte ne gjykatë kërcënonte gjykatësit. Është një sagë mashtrimesh për hakmarrje politike që ka një faturë shumë të rëndë”, tha Duma.

 

Top Channel