Basha-Ramës: Bën mirë që ndjek lajmet brenda familjes tonë politike me kërshëri, por PD do ecë përpara

14/10/2021 12:34

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka vijuar replikën me kryeministrin Edi Rama, të cilit i ka kujtuar se si u shpërdoruar paratë. Nga ana tjetër, i përmendi se bën mirë që ndjek lajmet brenda familjes politike me kërshëri pasi PD ka vendosur të ecë përpara drejt ndryshimit.

Basha: Me dy fjalë, mjerimi dhe varfëria vijnë prej teje dhe korrupsionit tënd. Për dicka ke të drejtë. Dhe me 25 prill me banditë, me shkrirjen e pushtetit me banditë, me patronazhistët që i pret një fat ndryshe nga ai i Sigurimit të Shtetit, o do tërhiqen, o do t’i gjejë belaja se këtu nuk do të instalohet më Sigurimi i Shtetit. Edhe me paratë e tërmetit për legalizimet për vota. Shpërdorimi i parave të pandemisë dhe përdorimin për vota. megjithatë nuk ja dole përveçse të zgjasësh jetën e kësaj. Ti ke 8 vjet që nuk e di çfarë është program.

Po të them dhe një herë, bën mirë që i ndjek lajmet brenda familjes tonë politike me kërshëri. Po të them, PD ka vendosur të ecë përpara drejt ndryshimit që meritojnë dhe kjo rrugë mund të bëhet vetëm duke mobilizuar të gjithë shqiptarët.

Top Channel