Aksident në Durrës/ Makina tip “Ford” përplas 70-vjeçaren, dërgohet me urgjencë në spital

14/10/2021 10:15

Një 70-vjeçare është aksidentuar nga një mjet tip “Ford” në qytetin e Durrësit. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës 09:35. E moshuara është dërguar me urgjencë në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

“Me datë 14.10.2021 rreth orës 09:35 në lagjen Nr.1 Durrës, shtetasi M. I., 35 vjeç, duke drejtuar mjetin tip “Ford”, ka aksidentuar shtetasen D. B., rreth 70 vjeçe, e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Top Channel