Nuk janë vetëm qytetarët shqiptarë që shprehin shqetësimin për gangrenizimin dhe korrupsionin ndër vite që ka pllakosur sistemin e kadastrës.

Këtë shqetësim kësaj here e ngriti edhe ambasadorja amerikane Yuri Kim, në takimin me numrin dy të qeverisë shqiptare Arben Ahmetaj.

“ Ne biseduam për rëndësinë që merr zgjidhja e të drejtës së pronës, përmes dixhitalizimit të të dhënave, për të luftuar ndërhyrjet ilegale të punonjësve. Me zbatimin e reformës në drejtësi qytetarët dhe investitorët, mund të mbështeten në gjykata të pastra, duke adresuar pastrimin e parave dhe të tjera shqetësime, tashmë të nënvizuara nga FATF Taskforca e Veprimit Financiar.”

Shefja e diplomacisë amerikane në Tiranë, thotë se në këtë takim ajo nënvizoi se SHBA, është tmerrësisht serioze kur flet për korrupsionin të cilësuar si interes kombëtar dhe prandaj ne e inkurajomë qeverinë, të ndërmarrë veprime konkrete për një Shqipëri të drejtë, të fortë dhe të pasur.

Top Channel