U kap me tre emigrantë të paligjshëm në makinë, arrestohet 47 vjeçari dhe bashkëpunëtori i tij, në kërkim një tjetër

13/10/2021 13:41

Në kuadër të operacionit ‘Perimetri’ policia ka vënë dy shtetas të tjerë, njëri prej të cilëve theu masën e sigurisë ‘Arrest në shtëpi’, dhe të dy akuzohen se ndihmuan emigrantë të paligjshëm për të kaluar kufirin.

Ndërkaq, policia ka shpallur në kërkim edhe një tjetër shtetas, i dyshuar si bashkëpunëtor i tyre.

U arrestuan shtetasit: D. Gj., 47 vjeç, banues në Tiranë, K. L., 31 vjeç, banues në Korçë dhe u shpall në kërkim shtetasi E. R., 22 vjeç, banues në fshatin Mborje, Korçë.

Shërbimet e Policisë kanë kapur në aksin rrugor Maliq-Lozhan, shtetasin D. Gj., duke transportuar me mjetin tip “Lancia”, 3 emigrantë të paligjshëm të cilëve kundrejt shpërblimit, iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Nga veprimet e mëtejshme hetimore, rezulton se të implikuar si bashkëpunëtorë në këtë ngjarje ishin edhe shtetasit E. R. dhe K. L., për të cilin Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë kishte vendosur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë për veprime të mëtejshme.

Top Channel