Top Story mëson se aktualisht të dy palët e përfshira në aksident kanë kërkuar dëmshpërblim dhe kanë nisur një proces gjyqsor. Për këtë ngjarje janë kryer 3 aktekspertime të ndryshme.

Megjithëse nga video duket qartë se kush është fajtori, sipas gjykatës së apelit Gjirokastër, fajtori është drejtuesi i Nissan. “Sekreti” qëndron në hartimin e aktekspertimeve. Edhe pse ka një video që dëshmon të gjithë dinamikën e aksidentit dhe duket qartë që automjetit tip benz humb kontrollin, kalon në korsinë e kundërt, del nga rruga, rifutet sërish në rrugë dhe përplaset me Nissanin, sërish fajtor është shpallur drejtuesi i Nissanit.

Aktekspertimi i parë i realizuar nga Agron Mema, ka nxjerrë fajtorë të dy drejtuesit e automjeteve për shkak të shpejtësisë së lartë. Ky akt ekspertimi është nxjerrë i pavlefshëm nga prokurori. Aktekspertimi i dytë është hartuar nga Edmond Kazazi, Artur Sulçe dhe Shpëtim Xhetani. Ata argumentojnë se drejtuesi i benzit ka vepruar në kushtet e nevojës ekstreme, pasi një automjet i pret rrugën para se të përplaset me Nisanin. Thelbi i konstatimit është që drejtuesi i benzit nuk ka faj për manovrën e kryer dhe se të dy drejtuesit përpiqen ta shmangin njëri tjetrin.

Gjykata kërkoi riekspertim edhe me ekpertë kriminalistë dhe akti i tretë u mor përsipër nga Arjan Janku, Islam Qibini dhe Evald Jaho. Këta ekspertë kanë përcaktuar se shkaku determinant i këtij aksidenti është shtetasi kosovar Irfan Hasani, i cili po ecte me një shpejtësi shumë të lartë 100-120 km/orë dhe në momentin e fundit ka devijuar lëvizjen pasi nuk mund ta ndalonte mjetin për shkak të shpejtësisë së lartë.

Në qershor të 2018-ës, gjykata e Gjirokastrës shpalli fajtor drejtuesin shqiptar, Hasan Dedja dhe e dënoi me 6 vite burg. Mirëpo vendimi u ankimua nga shtetasi Hasan Dedja, dhe gjykata e shpalli të pafajshëm këtë shtetas në tetor 2018, vendim i cili është lënë në fuqi edhe nga gjykata e apelit.

Top Channel