Inside Story/ Zbulimi i metaleve të rënda në bukë, vakumi ligjor dhe standarde BE, çfarë analizash kryejnë autoritetet?
Më 24 korrik të 2016, Irfan Hasani, nga Gjilani por me pasaportë zvicerane së bashku me bashkëshorten e tij dhe dy fëmijë të mitur, po udhëtonin drejt Gjirokastrës, me një nissan të zi.
Në afërsi të Tepelënës, në kryqëzimin e fshatit Mashkullorë u përplasën kokë më kohë me një benz mercedes të bardhë në të cilin ndodheshin 7 anëtarë të një familje shqiptare që po ktheheshin nga pushimet dhe që drejtohej nga Hasan Dedaj.
Përplasaj rezultoi fatale për dy të mitur, Luan Hasani vetëm 2 vjec djali i familjes kosovare, ndërsa drejtuesi shqiptar humbi djalin e mitur 9 muajsh dhe bashkëshorten, Albana Hasani. Nga këto 3 prej tyre u trasportuan me urgjencë në spitalin e Traumës, në gjendje shumë të rëndë, midis të cilët edhe dy anëtarë të familjes kosovare.
Burime per Top Story nga Spitali i Traumes bejne me dije se dy anetaret e familjes Hasani, kane qendruar vetëm tre dite ne kete spital dhe me pas jane transferuar jashte per trajtim me te specializuar. Prokuroria nisi hetimet për të dy drejtuesit e automjeteve, por në 2017 pushoi hetimin për kosovarin Irfan Hasani, ndërsa kërkoi 5 vite burg për drejtuesin e Hasan Dedja si shkaktarë të aksidentit.
Top Story, pas disa përpjekjesh të shumta, mësoi nga policia e Kosovës se fatmirësisht kjo familje arriti të rikuperohej pa humbje të tjera, por nuk pranuan të përfshihen në këtë dokumentar për të rrëfyer historinë e tyre.
E veshur me shumë të panjohura, për këtë aksident të rëndë me tre viktima aktualisht nuk ka asnjë fajtor. Ndonëse Hasan Dedaj, u dënuan fillimisht në qershor të 2018-ës me 6 muaj burg nga gjykata e shkallës së parë të Gjirokastrës, ai u shpall i pafajshëm nga Apeli i këtij qyteti vetëm 4 muaj më pas, më tetor 2018.
Top Channel