Top Story/ 6 vite pas aksidentit, lutja e të vëllait: Do jemi në paqe vetëm kur të ketë drejtësi

13/10/2021 22:52
Të vetmit të humbur e mëdhenj në këtë histori janë familjarët e Adrian Pregës. Ata akuzojnë se çështja e tyre po manipulohet dhe kërkojnë drejtësi.
“Shoferi i furgonit është larguar nga vendi i ngjarjes, sepse unë jam ndërruar me të në kryqëzimin e rrugës sëBurrelit. Nuk është dhënë drejtësia aspak, të shkaktojë një aksident me një vdekje, një tjetër të jetë plagosur rëndë, me qymyr, të largohet nga vendi i ngjarjes, me dokumentet të skaduara dhe të dalë për 48 orë nga burgu. Unë kërkoj të dalë e drejta e të shkojnë fajtorët para drejtësisë. E nëse jam fajtor unë që po i akuzoj, atëherë shkoj unë”, u shpreh Paulin Prengaj, familjar.
Paulini është angazhuar pas vdekjes së të vëllait, që të gjej drejtësinë e munguar.
“Çështja sot ka shkuar në gjykatën e lartë dhe ne nuk kemi dijeni asnjë. Nëse nuk ka drejtësi edhe në gjykatën e lartë, në institucionin më të lartë të shtetit nuk e di se çfarë mund të bëj. Çfarë mund të bëj një njeri që kërkon për fashikujt dhe nuk ia japin, cfarë mund të bësh të shkosh me dëgju gjyqin me nënën në gjykatën e apelit e të thonë se është gjyq me dyer të mbyllura” , u shpreh Paulin Prengaj, familjar.
Ai akuzon se zvarritja e zbardhjes së ngjarjes, gjetja e fajtorit që shkaktoi aksidenti dhe mungesa e dëmshpërblimit e kanë bërë që të humbasë jo vetëm besimin në institucionet e derjtësisë, por edhe mendjen.
“Do t’u lutem të gjitha intitucioneve, sidomos atyre që kanë punë me drejtësinë ta bëjën punën si duhet se po i marrin njerëzit në qafë. Sepse nëse ata nuk e bëjnë punën njerëzit do të turren ta bëjnë vetë, sikur ua pret mendja. Por mend nuk ke më se të rrish 5 vjet nëpër gjykata fillon e të hup mendja. Edhe unë jam mundu me e mbajt mendjen, por kam frikë”,  u shpreh Paulin Prengaj, familjar.
“Nuk mund ta shoh një njeri çdo ditë duke më kalu, se këtë ta detyrojnë me zor me u bo keq. Ai po të kishte bërë burgun atëherë vjen vetë mendja e ndërgjegjësohet. Aksidenti bëhet padashje, ai bëri denimin mbaroi ajo punë, kurse këto të dalë robi për 48 orë me të kap pa kartë identiteti mund të mbajnë 72 orë, ndërsa ky shkakton një aksident me pasojë vdekje”, u shpreh Paulin Prengaj, famijar.
Në kushtet kur familja e tij nuk po mundet të gjejë drejtësi, Paulini thotë se është gati të shesë shtëpi e gjithçka. Pasi vetëm zbardhja e së vërtetës mund ti japë paqe.
”Këto kanë pas mundësi me bo manipulime, se unë jo. Me sa kam parë kam frikë se do të dalë e vërteta. Nëse edhe aty nuk bëhet e vërteta nuk di çfarë të bëj. Të shes shtëpinë e të rri pa bukë, por edhe ato lekë nuk më dalin. Është një gjë që unë nuk mund të rri rehat pa e zbardh të vërtetën”, u shpreh Paulin Prengaj, familjar.

Top Channel