Sot është 90 vjetori i Dritëro Agollit/ Në Menkulas, në fshatin e lindjes, nuk ka asgjë që të kujtojë shkrimtarin

13/10/2021 15:22

Në fshatin Menkulas të Devollit ku lindi dhe jetoi fëmijërinë Dritëri Agolli nuk ka asgjë që të përkujtoj figurën e tij. Kjo ndërtesës shërbeu vetëm për pak kohë si muze ndërkohe që sot është e shkatërruar e po ashtu gjurmë të shtëpisë së tij nuk gjenden askund

Në vitin 2001 një projekt ktheu zyrat e ish kooperativës në muze për Dritëro Agollin. ndërtesa u rokonstruktua pjesërisht dhe në një prej ambienteve u vendosen një pjesë e vogël e fondit të veprave të shkrimtarit. Por ajo u shkatërrua me kohen.

Pikërisht në 90 vjetorin e tij të lindjes në mungese te një ambienti të dedikuar ku të reflektohet vlerësimi për të, miqtë e Driteroit organizuan si çdo vit një ceremoni simbolike ndërsa përfaqësuesit e pushtetit vendor iu rikthyen premtimit për rikonstruksionin e ndërtesës për ta kthyer atë në funksionale,ndërsa muzealizimi pritet të bëhet nga Ministria e Kulturës.

Shkrimtari i madh kujtohet nga të gjithë për veprimtarinë e tij por edhe pse dobësinë e tij për fshatin e lindjes e dinë të gjithë figura e tij ende nuk është vlerësuar ashtu siç duhet.

Top Channel