Regjistrimi në Universitete/ Është rritur me 3 përqind numri i maturantëve që i drejtohen privatëve

13/10/2021 19:38

Universitetet private po konkurrojnë institucionet e arsimit të lartë publik.

Kërkesat për arsimimin në privat janë më të larta  krahasuar me vitet e mëparshme.“Nuk e kapa dot në shtet me pikët dhe kalova në privat. Këtu janë kushtet më të mira besoj”

Sipas ekspertëve të karrierës dhe punësimit, trendi i regjistrimit të maturantëve në institucionet arsimore private është në rritje, rreth 3% më shumë se vjet.

Erion Muça- ekspert karriere dhe punësimi: Rreth 26% janë regjistruar në institucionet e arsimit jopublik të lartë, kjo edhe për avantazhin se zgjedhin degën e ëndrrave të tyre pasi në shtet nuk e kapin dot në bazë të mesatares së fituar nga 3 vite gjimnaz.

Me mbylljen e raundit të dytë në 9 tetor lista  e programeve të studimit  më me interes për maturantët dhe ato më pak të pëlqyera është e qartë.

 “Maturantët kanë zgjedhur degët më afër tregut të punës, shumë kërkesë për teknologji informacioni si dhe vijon tradita për degët e mjekësisë që janë zgjedhjet e para të maturantëve. Ka pasur mungesë interesi për programet e mësuesisë por edhe për shkencat politike dhe degën e filozofisë

Ndërkohë që nga 12-14 tetor mbetet mundësia e fundit për aplikimin universitar me 10 programe preferenciale studimi në varësi  edhe ku kanë mbetur kuota të lira, e që pritet që numri i regjistrimeve në privat të shtohet edhe më tej.

Top Channel