Protesta kundër aksionit policor në Mitrovicën e Veriut/ Qytetarët serbë djegin veturën e doganës së Kosovës

13/10/2021 11:15

Qytetarët në veri të Kosovës janë ngritur në protestë për të kundërshtuar aksionin e policisë së Kosovës kundër kontrabandës së mallrave.

Në Mitrovicën e Veriut, qytetarët serbë kanë djegur një veturë që i përket doganës së Kosovës dhe është përdorur gjatë aksionit të Njësisë Speciale për kontrabandë.

Gjatë zhvillimit të këtij aksioni të policisë me njësitet e Doganës së Kosovës, serbët kanë kundërshtuar aksionin duke hedhur gaz lotsjellës në drejtim të tyre. Aktualisht, aksioni për mallrat kontrabandë po vijon në Prishtinë, Pejë, Mitrovicë Jugu dhe Mitrovicë Veri.

Sipas drejtorit të Qendrës Shëndetësore në Mitrovicë të Veriut, Zllatan Ellek gjashtë persona janë lënduar gjatë aksionit policor.

Ai nuk specifikoi për çfarë lëndimesh bëhet fjalë sepse sipas tij, “pacientët janë në fazën e diagnostikimit”.

Top Channel