Po transportonte 7 emigrantë të paligjshëm drejt Kosovës, arrestohet i riu në Kurbin

13/10/2021 10:29

Policia e Kurbinit ka vënë në pranga një 35-vjeçar, i cili u kap duke transportuar 7 emigrantë të paligjshëm.

U arrestua në flagrancë shtetasi me inicialet K.S., 35-vjeç, banues në Kamëz, i cili udhëtonte me një automjet tip ‘Benz’, me të cilin po transportonte emigrantët e paligjshëm drejt Kosovës.

Ky shtetas, është kapur në kushtet e flagrancës nga shërbimet e Njësisë Operacionale të Autostradës Milot-Morinë, në Skuraj, me emigrantët të cilëve iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së, kundrejt pagesës.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin, për veprime të mëtejshme procedurale, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Top Channel