“Nuk na lënë të bëjmë pushim”/ Protestë në shkollën në Durrës

13/10/2021 15:46

Me rregulloren e re të miratuar nga Ministria e Arsimit, për shkak të pandemisë nxënësit në pushimin e madh nuk lejohen të dalin jashtë rrethimit të shkollës.

Kjo është kthyer në shqetësim për nxënësit e shkollës së mesme profesionale Beqir Çela, pasi duan të dalin e të konsumojnë ushqim të shpejtë në lokalet e shërbimit rreth shkollës, që ndodhet në Shkozet.

Siç shihet edhe në pamjet e mbërritura në “Ti Raporton” , nxënësit janë mbledhur në protestë.

Shkolla është profesionale dhe ka edhe nxënës konviktorë nga rrethet e tjera.

Top Channel