“Na dëgjoni ne”. Mjekët fushatë informimi për vaksinat në Elbasan

13/10/2021 14:59

“Jepi Çezarit atë që i takon Cezarit”.

Mjekët shqiptarë po ulërasin për kompetencën dhe përgjegjësinë që u takon për shëndetin dhe jetën e njerëzve. Duket se institucionet janë gjetur të befasuar nga fakti që masivisht studentët nuk po vaksinohen.

Të rinjtë që duhet të fokusohen në shkencë e kërkim shkencor informohen nga facebook tha Drejtoresha ISHP Albana Fico teksa kërkoi që përgjegjësia e informimit të publikut për pandeminë t’i përkasë vetëm mjekëve.

Instituti i Shëndetit Publik në kuadër të fushatës së informimit për rëndësinë e vaksinimit u ndal në Universitetin e Elbasanit.

Vaksinimi anticovid është sot beteja e njerëzimit kundër pandemisë dhe kjo nuk është luftë e Shqipërisë apo e rajonit, por një luftë e të gjithë botës, theksuan mjekët në përpjekje për të bindur studentët për rëndësinë e vaksinimit në radhë të parë në mbrojtje të jetës dhe më pas për të bërë të mundur rikthimin ne normalitet.

Top Channel