Ministrja Kushi për ndeshjen e kombëtares: Skuadra jonë kuqezi meriton lojë të ndershme dhe tifozë që e duan sportin

13/10/2021 08:25

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi nëpërmjet një statusi të postuar direkt pas ndeshjes së kombëtares sonë, ka përgëzuar lojën e kuqezinjve, pavarësisht humbjes fatkeqe.

“Pavarësisht rezultatit të sotëm, djemtë tanë të mrekullueshëm kuqezi dinë gjithmonë të na dhurojnë emocione! Krenarë për secilin prej jush!

Por ndërkohë ngjarja e sotme në Stadiumin “Air Albania” duhet të na bëjë të reflektojmë, sepse skuadra jonë meriton lojë të ndershme dhe tifozë që e duan sportin me pasion dhe vlera të larta qytetare” – shkruan ministrja.

Top Channel