Lëvizte me pistoletë sportive, kapet 18 vjeçari në Durrës, municion luftarak në shtëpi

13/10/2021 12:20

Policia e Durrësit ka vënë në pranga një 18-vjeçar dhe ka sekuestruar 1 armë zjarri kallashnikov dhe municion luftarak.

Pas informacioneve të siguruara se një person lëvizte me armë zjarri, policia organizoi punën dhe në vendin e quajtur ‘Kryqëzimi i Kockave’, te Plepat në Durrës, kanë bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e 18-vjeçarit, shtetasin R.C., banues në Shakllnur, Durrës.

Gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Policisë, këtij shtetasi iu gjet një pistoletë sportive.

Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi u gjetën 1 armë zjarri kallashnikov dhe 4 krehra automatiku me fishekë luftarak.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Top Channel