Laç/ Shkolla e Sanxhakut e përfunduar, nuk hap dyert. Nxënësit udhëtojnë çdo ditë për në shkollën e qytetit.

13/10/2021 20:30

Nxënësit e shkollës 9-vjeçare Gjokë Elezi në fshatin Sanxhak të qytetit të Laçit janë të detyruar që çdo ditë të udhëtojnë drejt qytetit me autobus për në shkollën “Gjin Pjetri”. Shkak I kësaj lëvizje është rikonstruktimi i shkollës së tyre.

Edhe pse punimet në këtë shkollë kanë përfunduar që para 2 javësh, bashkia e qytetit dhe ZVAP nuk hapin dyert si pasojë e një kontrate me OSHE. Prindërit e këtyre nxënësve veç mos hapjes së shkollës së re ankohen dhe për mënyrën e transportit të fëmijëve pasi ata udhëtojnë çdo ditë vetëm me dy mjete transporti autobus dhe pa asnjë mësues shoqërues. Sistemimin e fëmijëve në autobus e kryejnë vetë drejtuesit e mjeteve dhe mësueset I presin në ambjentet e shkollës pritëse.

Një prind ka zgjedhur t’i shoqërojë vetë me mjet privat,  pasi në autobuzin e shkollës rrezikojnë të shtypen dhe askush nuk mban përgjegjësi. Fëmijët të ulur brenda në autobus thonë se çdo ditë udhëtojnë në kushte të vështira  dhe se mësuesit janë tek shkolla pritëse. Drejtuesit e mjeteve thonë se lëvizjet I bëjnë me grupe të ndara, u duhet të dërgojnë një grup dhe më pas vijnë për të marrë grupin tjetër të mbetur. Por pasi kamerat e Fiks Fare filmuan të gjithë situatën drejtuesit e këtyre mjeteve filluan të zbrisnin nxënësit nga autobuzi dhe lajmëruan pronarin e subjektit të vinte me mjete të tjera shtesë.

Prindërit konfliktohen me drejtuesin e subjektit të kontraktuar nga ZVA Kurbin dhe shprehen se çdo ditë tjetër ka patur vetëm 2 mjete transorti në dispozicion të fëmijëve.

Specialisti i ndërtimit të shkollës “Gjokë Elezi” thotë se shkolla ka përfunduar prej dy javësh por për shkak të problemeve elektrike po zvarritet procedura e hapjes. Ai thotë se i është dërguar shkresë bashkisë së qytetit, por nuk kanë marrë asnjë përgjigje si dhe nuk është bërë asnjë veprim.

Menjëherë pasi nxënësit e shkollës Gjokë Elezi në fshatin Sanxhak të Laçit I drejtohen shkollës tjetër 9-vjeçare që është më e afërta që mund t’u gjindet e cila është Gjin Pjetri. Në ambjentet e kësaj shkolle kur nxënësit bëhen gati për tu futur në mësim nuk është asnjë mësues kujdestar që mund t’I shoqërojë dhe mund t’I presë. Në oborrin e kësaj shkolle pritëse gazetarët e Fiks Fare takojnë nën drejtorin e shkollës “Gjokë Elezi” I cili thotë se për procedurat e hapjes së dyerve të shkollës nuk ka dijeni por për pjesën e mënyrës së transportit problemi është I shoqërisë kontraktore, pasi ZVA bën të mundur lidhjen e kontratës  me këtë shoqëri. Kjo e fundit duhet të bëjë shtim të numrit të mjeteve. Ndërsa drejtuesi I kësaj kompanie zoti Nikoll Marnikolla, në  intervistë tha se për të mundësuar transport cilësor është shtuar herë pas here numri i mjeteve dhe stafin. Ai pranon se mësuesit  I presin fëmijët në ambjentet e shkollës,  dhe se për këta nxënës është shërbim I veçantë. I pyetur se përse ka pranuar përgjegjësi të tilla kur nuk janë të tijat, jashtë kameras ai u shpreh se nuk mund t’I detyronte mësuesit të vinin me zor në autobus.

Pas bisedave me drejtuesin e firmës së konraktuar gazetarët e Fiks Fare dhe prindërit e nxënësve ju drejtuan ZVA Kurbin ku u takuan me drejtoreshën e këtij institucioni Pashke Zefi. Kjo e fundit jashtë kameras u shpreh se shkolla e re po bëhet si përfundim. I kam kërkuar firmës herë pas here mjete shtesë transporti. Kam dy ditë që merem me kryetaren për ta vënë në dispozicion si shkollë. Tani që u bë shkolla prindërit humbin durimin, shyqyr që ra termeti dhe po bëhen me shkollë të re.

Për pjesën e mungesës së mësuesve në mjete transporti  për të shoqëruar nxënësit nga njëra shkollë në tjetrën tha se në dijenisë e saj mësuesit kanë qenë dhe se nuk mund tua hedhim mundin poshtë vetëm për një ditët që kanë munguar. Ajo shpehet se mësuesi duhet të komunikojë me prindërit dhe të dy palët bien në kompromis të përbashkët pasi shoqërimin  e fëmijëve nuk mund a bëjë vetë ajo.  Gjithashtu prindërve u premtoi se do të kenë një zgjidhje si për transportin ashtu edhe për mësuesin kujdestar në autobus. Ndërsa për procesin e zvarritjes së mos hapjes së dyerve të shkollës së re tha se në shkollë nuk shkohet me zor pse dua këta prindër dhe duhet t’I drejtoheshin bashkisë për të gjetur një pëgjigje.

Nga zyra e Urbanistikës në bashkinë e Laçit drejtori I këtij institucioni Benard Palaj tha se shkolla është e mbaruar nga na ndërtimore, ka disa kushte teknike që duhen kontrolluar. Bashkia ka në dorë vetëm me procedurën e lejes së ndërtimit. Leja e ndërtimit është marrë në dhjetor dhe ka përfunduar si ndërtesë. Financimi është I UNDP.  Po bëhen kontrollet e fundit të kaldajave me sistemin e ngrohjes dhe ftohjes.  Ka një problematikë me lidhjen e energjisë elektirke, duhe të bëhet lidhja 3-fazorshe pasi linja e vjetër është e dobët, hapja e dyerve të kësaj shkolle nuk  mund të vonohet më shumë se java që vjen.

 

Top Channel