Qytetarët e Kosovës do t’i drejtohen për të dytën herë kutive të votim në gjendje pandemie dhe këtë radhë për zgjedhjet komunale në nivel vendi.

 

Pavarësisht kësaj, autoritetet kanë vendosur që të dielën e 17 tetorit, votuesve të mos u kërkohet certifikata e vaksinimit apo testi anti covid për pjesëmarrje në zgjedhje.

Por, ndryshe nga ta, të obliguar do të jenë anëtarët e KQZ dhe subjekteve politike që do të jenë pjesë e monitorimit.

Të drejtë vote do të kenë 1 milion e 885 mijë qytetarë, 90 mijë votues më shumë sesa në zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Pjesë e kësaj shifre janë edhe votuesit nga diaspora, por të cilët kanë aplikuar shumë fish më pak se sa për zgjedhjet nacionale.

Top Channel