Kapet hajduti i targave në Korçë, 40-vjeçari u kap ‘mat’ duke kryer grabitjen e radhës

13/10/2021 15:28

Policia e Korçës ka arrestuar në flagrancë  shtetasin Sh. N., 40 vjeç, banues në Korçë për vjedhje.

Ai  u kap në flagrancë nga shërbimet e policisë, duke vjedhur në lagjen nr. 2, targat e një automjeti tip “Toyota”.

Nga veprimet e mëtejshme hetimore, rezulton se ky shtetas është autor i dyshuar edhe i ngjarjeve të ndodhura më datë 03.09.2021 dhe 19.09.2021, në lagjet nr. 12 dhe 7, të qytetit të Korçës, ku ka vjedhur targat e automjetit tip “Opel” në pronësi të shtetasit A. K dhe targat e automjetit tip “Volkswagen” në pronësi të shtetasit V. D.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë për veprime të mëtejshme.

Top Channel