I pasionuar pas makinave luksoze dhe simpatizant i Berishës, ja kush është 22-vjeçari që u plagos tek “Komuna e Parisit”

13/10/2021 10:27

Mbrëmjen e djeshme ndodhi një ngjarje e rëndë në zonën e “Komunës së Parisit” në Tiranë, ku u plagos me armë zjarri një 22-vjeçar.

Bëhet fjalë për Redi Ballën, i cili u dërgua me urgjencë në spitalin e Traumës. I riu u qëllua teksa ishte në makinë. Në pamjet që ka shpërndarë në rrjete sociale duket se i pëlqejnë makinat luksoze.

Po ashtu, si një fans i reperit të ndjerë 2 Pac, ndërsa duket se është edhe simpatizant i Partisë Demokratike. Në një fotografi, para zgjedhjeve të vitit 2013, ka postuar fotografinë e ish liderit të PD, Sali Berishën të shoqëruar me shkrimin: “23Qershor ! PARTIA DEMOKRATIKE ! PD! #Ne Jemi ndryshimi Perpara! #MAJ MADHI NVEN!”

FOTO GALERI
1/7

Top Channel