Policia e Durrësit ka vënë në pranga dy shtetas të shpallur në kërkim për vjedhje dhe dhunë në familje.

Forcat e policisë kapën dhe ndaluan shtetasin në kërkim V. C., 24 vjeç, banues në Durrës, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Durrës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja”.

Ndërkaq, policia arrestoi në flagrancë shtetasin S. B., 26 vjeç, banues në Shijak, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës së tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Top Channel