Zbardhet vendimi i GJKKO për Mediun: Nuk është çështje e gjykuar, heqja e imunitetit i hap rrugën procesit

12/10/2021 13:41

Është zbardhur vendimi i Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për ish minsitrin e Mbrotjes, Fatmir Mediun.

Kujtojmë se me datë 24 shtator GJKKO rikthehu për hetim në SPAK dosjen e bujshme të Gërdecit, duke pranuar kërkesën e prokurorisë dhe familjes Durda për gjykimin e të pandehuri Fatmir Mediu, ndërsa sot ky vendim është publikuar i plotë.

Në vendimin e siguruar thuhet se arsyeja kryesore e prishjes së vendimit, është se afatet e parashkrimit janë respektuar pasi Mediu është marrë i pandehur në vitin 2009.

Më tej thuhet se pengesa e imunitetit në atë kohë ishte e përkohshme dhe rënia e këtij kushti i hap rrugën gjykimit.

“Nuk është gjë e gjykuar. Afatet e parashkrimit janë respektuar se është marrë i pandehur që në vitin 2009. Pengesa e imunitetit ishte përkohshme. Rënia e kushtit për pasur imunitet konsiderohet fakt i ri që hap rrugën e gjykimit”, thuhet në vendimin e gjykatës.

Vendimi që rikthen Gërdecin, u shpall nga gjyqtarja e Posaçme e Apelit, Saida Dollani e cila i lë dorë të lirë SPAK që megjithëse kërkoi gjykim të Fatmir Mediut ka dy mundësi, ose të vazhdojë më tej hetimet në rast se provat janë të paplota, ose ta dorëzojë të pandehur ish-zyrtarin e lartë me të njëjtat gjetje të vitit 2009.

Këto zgjidhje sipas nenit 329 të kodit të procedurës penale, mund të çojnë automatikisht në thellimin e hetimeve përtej ish ministrit të mbrojtjes, ose dorëzimin e tij gjykatës antikorupsion.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA