Bilanci i infermierisë së Juventusit, dëmtohet Rugani, merret frymë lirisht për Conceiçao e McKennie Të gjitha në 35 minuta nga hyrja e tij në fushë. Më pas dy golat në përballjen e dyfishtë me Hungarinë, që i dha mundësinë Shqipërisë të mbetej e dyta në grup -4 nga Anglia, +1 nga Poloninë dhe +5 nga hungarezët. Tani, sfida vendimtare me Poloninë për vendin e dytë. A do të ketë vend në formacion për një Armando Broja të tërbuar?
Kush është Broja: I lindur në vitin 2001, në Slough, rreth 30 kilometra larg Londrës, Broja u bashkua me Tottenham Hotspur në moshën 6-vjeçare, por në moshën 8-vjeçare iu bashkua Chelsea-t, ku kaloi nëpër ekipet zinxhir, derisa debutoi me skuadrën e parë në mars të vitit 2020, kundër Evertonit. Frank Lampard e aktivizoi 4 minuta nga fundi në vend të Giroud. Atë vit, Armando i befasoi të gjithë duke dominuar Fa Cup të të rinjve me 4 gola dhe 5 asistime në katër ndeshje dhe në fund të sezonit klubi anglez vendosi ta huazonte te Vitesse Arnhem, në Holandë.
Te verdhezinjtë Broja gjeti vazhdimësi dhe shënoi 11 gola mes ligës dhe kupës, duke merituar kështu grumbullimin në ekipin kombëtar dhe huazimin te Southamptoni.
Fizikisht i fortë me 191 centimetrat e tij, Broja është një qendërsulmues që e do thellësinë e sulmit, e sheh mirë portёn dhe ka përvojë si mesfushor sulmues ose anësor sulmues. Në shumë mënyra, ai është ende një lojtar i papjekur, por paraqitjet impresionuese në ekipin kombëtar po ngre antenat e Chelsea-t. A duhet patur kujdes nga Broja? Robert Lewandowski dhe shokët e tij do ta marrin në konsideratë pa asnjë dyshim.

