Studentët, pro dhe kundër vaksinimit/ Në universitetin e Durrësit shkon edhe Manastirliu për të nxitur vaksinimin
12/10/2021 19:49
Universiteti ”A. Moisiu” i Durrësit është i dyti në vend, pas Tiranës, për numrin e studentëve.
Në këto ditë të para të javës së vaksinimit që ka nisur pranë godinave universitare interesi i studentëve për të marrë dozën e parë të vaksinës paraqitet i ulët. Më shumë interes shfaqin studentët e vitit të parë.
Ministrja e shëndetësisë Ogerta Manastirliu, e cila ndoqi nga afër procesin e vaksinimit në kampusin universitar të Durrësit, theksoi se vaksinimi është e vetmja mënyrë për të vijuar studimet në auditore.
Megjithatë shumë studentë hezitojnë të vaksinohen edhe pse kjo mund t’i mbajë larg auditoreve. Ata shprehen të pakënaqur nga detyrimi për t’u vaksinuar.
Top Channel