Kreu i emigracionit në SHBA: Duhet ‘një jetë njeriu’ për të deportuar të gjithë emigratët kriminelë nga New York (fotot)
23/11 21:40
Rusia ka regjistruar numrin më të lartë të viktimave nga koronavirusi që prej fillimit të pandemisë.
Task-forca për pandeminë tha se 973 persona vdiqën brenda 24 orësh, ndërsa kjo është dita e gjashtë me radhë me mbi 900 vdekje nga Covid.
218.345 persona kanë humbur jetën në Rusi që prej fillimit të pandemisë, ndërsa në 24 orët e fundit janë konfirmuar edhe 28,190 rase të reja infektimesh.
Autoritetet ruse fajësojnë normat e ulëta të vaksinimit për situatën.
Vetëm 29 për qind e rusëve janë plotësisht të vaksinuar, tha javën e kaluar Tatyana Golikova, zëvendëskryeministre e Rusisë, e cila mbikëqyr politikën shëndetësore.
Top Channel