Shkodër, pak të vaksinuar/ Në universitet janë hapur dy qendra vaksinimi për studentët

12/10/2021 15:16

Prej ditës së hënë, ashtu siç është edhe udhëzimi i Ministrisë së Arsimit dhe asaj të Shëndetësisë dhe në Universitetin e Shkodrës ka nisur procesi i vaksinimit.

Dy pika vaksinimi janë ngritur dhe janë në pritje të studenteve për tu vaksinuar por deri më tani interesi është i ulët.

Shefi i departamentit të infermierisë, Emiljano Pjetri  thotë se vaksinimi i  studentëve, i hap rrugë nisjes së mësimit normalisht e sidomos orëve të praktikës.

Sipas rektores Suzana Golemi, pedagogët janë gati për nisjen e vitit të ri akademik.

Top Channel