Shkarkohet Flamur Noka/ Jo më nënkryetar komisioni. Paralajmërim për përjashtim nga grupi i PD

12/10/2021 01:11

Thellohet përçarja në partinë më të madhe te opozitës. Pas akuzave publike në adresë të tij, Lulzim Basha shkarkoi me telefon mbrëmjen e së hënës Flamur Nokën nga posti i nënkryetarit te Komisionit Sigurisë. Për qëndrimet kundër lidershipit, deputeti demokrat është paralajmëruar edhe për përjashtim nga grupi parlamentar.

Selia blu njoftoi zyrtarisht njoftoi se arsyeja e vendimit të Lulzim Bashës është sulmi që Flamur Noka ka nisur jo vetëm ne mbledhjet me dyer të mbyllura, por edhe publikisht.

“Arsyeja e këtij vendimi është shndërrimi i mbledhjes së Kryesisë së Grupit në laborator të prodhimit të gënjeshtrave për të baltosur Kryetarin dhe Partinë Demokratike, duke sajuar diskutime apo qëndrime, të pathëna dhe të paqena. Këto shpifje dhe sajesa të herëpashershme dhe të përsëritura, dëmtojnë interesin e Partisë Demokratike dhe të demokratëve, duke sh’fokusuar vëmendjen e betejës së opozitës ndaj të vetmit kundërshtar që është armiku i Shqipërisë dhe shqiptarëve Edi Rama”- njofton PD.

Flamur Noka dhe 8 deputetë të Partisë Demokratike janë rreshtuar krah Sali Berishës duke kërkuar largimin e Lulzim Bashës nga drejtimi i partisë, pasi ky i fundit shpalli non grata ish liderin historik te demokrateve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA