Ka shkuar rreth 713 mijë numri i viktimave nga Covid-19 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sipas universitetit John Hopkins numri total i viktimave në SHBA ka shkuar në 712 mijë e 975.
Ndërkohë me 90.021 raste në 24 orët e fundit, numri i rasteve në SHBA ka arritur në 44.318.179. Me mbi 4 milionë e 773 mijë raste, Kalifornia renditet e para në vend ndërkohë vijojnë Teksasi me mbi 4 milionë e 129 mijë dhe Florida me mbi 3 milionë e 645 mijë. Po ashtu me mbi 69 mijë vdekje, Kalifornia renditet e para në SHBA për sa i përket numrit më të lartë të viktimave nga COVID-19 dhe ndiqet nga Teksasi me 66.986 vdekje dhe Florida me mbi 56 mijë vdekje.
Në vend, mbi 216 milionë e 886 mijë persona kanë marrë dozën e parë ndërsa mbi 187.2 milionë të tjerë dozën e dytë.
Top Channel