Serbia ka regjistruar 53 viktima nga koronavirusi i ri, që e shkakton sëmundjen COVID-19.

Ministria e Shëndetësisë e Serbisë tha në raportin e saj të martën (12 tetor) se janë shënuar edhe 6.930 raste të reja të të infektuarve bazuar në 23.660 testime.

Në spitalet e këtij vendi po trajtohen 6.591 pacientë dhe prej tyre 269 janë në respiratorë.

Që nga muaji mars i vitit 2020, në Serbi janë regjistruar 8.841 vdekje për shkak të sëmundjes COVID-19 ndërsa numri i përgjithshëm i viktimave ka shkuar në mbi 1 milion.

Top Channel