Fifi është një këngëtare tepër e njohur dhe e dashur për publikun shqiptar.
Përveç muzikës që ajo i ka dhuruar me qindra këngë, ajo është komentuar shpesh herë edhe për pamjen e saj fizike.
Fifi i ka treguar banorëve mbrëmjen e së hënës se vuan nga tiroidet dhe se se kjo gjë bëhet shkak për shtimin e menjëhershëm të saj në peshë.
‘’Unë vuaj nga tiroidet dhe nëse ha ushqime të caktuara marr peshë menjëherë, prandaj kujdesem shumë’’,- tha ajo.
Fifi tregoi se disa herë është ndjerë keq, teksa shumë miq dhe familjarë kanë tentuar të evidentojnë mbipeshën e saj dhe ta këshillojnë për këtë aspekt.
‘’Dajën kisha kohë pa e takuar dhe kur më erdhi në shtëpi gjëja e parë që bëri ishte komentimi i peshën time. Ishte hera e parë që konfliktohesha me të, jemi pajtuar para disa kohësh’’,- shtoi ajo.
Top Channel