PS refuzon komisionet hetimore/ Debate në Parlament, i kërkohet opozitës të tërhiqet nga kërkesa për Becchettin

12/10/2021 19:36

Shumica socialiste dhe opozita nuk arritën dot kompromisin në ngritjen e komisionit hetimor parlamentar kërkuar nga Partia Demokratike për çështjen e humbur në arbitrazh nga shteti shqiptar me biznesmeni Franchesco Becheti.

E vetmja dakordësi e arritur në konferencën e kryetarëve ishte ngritja e një komisioni hetimor për zgjedhjet e 25 Prillit.

Për ndryshimet e pritshme kushtetuese për zgjatjen e afatit të trupës së vetingut në drejtësi socialistët kanë nisur punën ndërsa demokratët janë në pritje të draft-propozimit.

Përmes ngritjes të komisioneve hetimore parlamentare opozita kërkon të amplifikojë përpara publikut akuzat ndaj qeverisë Rama, paçka se në historinë e parlamentarizmit shqiptarë të tilla komisione kanë dështuar dhe janë kthyer thjesht në një show politik.

Top Channel