Tre emigrantë humbën jetën dhe një tjetër u plagos rëndë pasi u goditën nga një tren në jug-perëndim të Francës.
Zyrtarë të zonës dhe policë pohuan se emigrantët e shtrirë mbi shina po pushonin aty apo ndoshta po flinin, dhe nuk e kanë kuptuar rrezikun që i kanosej. Një hetim ka nisur menjëherë mbi ngjarjen e rëndë, rrethanat e së cilës mbeten mbeten ende të paqarta.
Kryebashkiaku i Ciboure, Eneko Aldana-Douat tha se zona në fjalë njihej si një rrugë tranziti për emigrantët. Edhe pse policia ende nuk ka e njoftuar kombësinë e viktimave, një gazetë në Paris theksonte se bëhet fjalë për shtetas algjerianë.
Treni i përfshirë në episodin fatkeq, ishte nisur drejt Bordosë. Shërbimi hekurudhor u ndërpre për disa orë pas incidentit, megjithatë e ka rinisur punën gradualisht.
Top Channel