
Një sherr i pazakontë gjatë orarit mësimor ka ndodhur mes dy mësueseve në një kafene përballë gjimnazit Çajupi në tiranë, ku për çudi prezent aty ishin edhe familjarët e tyre të cilët kanë pasur armë.
“U trëmbëm. Ishte ora e parë e mësimit kur dëgjuam të shtëna.:, tha një nxënëse.
Domenika Toptani, mësuesja e historisë dhe Elida Qinami, mësuesja e gjuhë letërsisë në shkollën e mesme Andon Zako Cajupi janë pezulluar përkohësisht nga puna si arsimtare. Por a është kjo masë e mjaftueshme për këtë ngjarje të paprecedentë?! Teksa prindërit e dënojnë dhe ndihen të pasigurt për edukimin e fëmijëve në këto institucione arsimore.
“Pupu. Ato nuk janë mësuese, ato duhen mësuar. Nuk janë mësuese. Turp. Janë terrorizuar fëmijët, si ti sjellim në shkollë?
Kur bëjnë mësueset kështu cfarë do na mësojnë neve?”, thanë prindërit.
Top Channel mëson se konflikti ka nisur me mësueset që javën e shkuar për shkak të mosmarrëveshjeve me njëra tjetrën, ndërsa drejtoria e shkollës është paralajmëruar për një përplasje të ashpër që të premten, por ngjarja nuk është parandaluar.
“Unë jam praktikante në lëndën e kimisë. U frikësuam. Kjo ngjarje mendoj është këmbanë alarmi që të merren masa dhe të mos denigrohet figura e mësuesit. Ato nuk janë shembull për tu ndjekur”, tha praktikantja.
Top Channel