Përurohet shkolla e re në Tiranë/ Bashkia e ndërtoi për nxënësit në Pezë-Helmës

12/10/2021 15:20

250 fëmijë të ciklit 9 vjeçar në Pezë Helmës tanimë kanë një shkoll njëlloj si nxënësit në Tiranë. Pas dëmtimit të shkollës së vjetër nga tërmeti i 26 nëntorit 2019, vitin e ri shkollor e kanë nisur në një shkollë të ndërtuar rishtazi. Ajo mban emrin e Myrvete Pezës, pjesë e historisë së luftës të kësaj zone.

Veliaj: Gjithmonë kam dashur që me emrat e shkollave të reja të evokoj historinë tonë, të tregojmë se në këtë vend nuk kanë luftuar vetëm burrat, por edhe gratë; nuk kanë punuar vetëm burrat, por edhe gratë; nuk kanë dhënë mësim vetëm burrat, por sidomos…. U rrethuam me gërmadha për muaj të tërë, teksa morëm veten në atë rimëkëmbje të parë, por sot po rrethohemi me stoli, me bukuri, po rrethohemi me një infrastrukturë moderne. Sot, kjo është një ndër shkollat e bekuara në një zonë rurale të Tiranës, në këtë park të dhuruar nga Zoti e natyra me kaq shumë gjelbërim. Është e njëjta cilësi si në qendër të Tiranës.

Veliaj shigjetoi edhe të djathtët, të cilët kur u shemb shkolla nuk i kursyen akuzat se në vend të saj do të ndërtohej pallat.

Veliaj: Si mund të dalë një parti e të thotë “aty nuk do bëhet shkollë, por do bëhet pallat? Një hapje paniku e jashtëzakonshme. Nuk e bënë vetëm këtu, por e bënë edhe në Tiranë, te “Sami Frashëri”. Si mund të bëhet politikë me çdo gjë.

Falë programit të ndërtimit në të gjithë vendin, do të ndërtohen 167 shkolla të reja.

Top Channel