Të gjithë ata maturantë që nuk u regjistruan në raundin e parë dhe të dytë kanë një mundësi të fundit për t’u regjistruar në raundin e tretë. Aplikimet nisin nga 12 deri në 14 tetor.
Arjan Xhelaj, Rrjeti Akademik Shqiptar: Raundi i dytë u mbyll ditën e shtunë 9 tetor. Jemi në shifra të mira, rreth 5000 të regjistruar vetëm në këtë raundin që së bashku më 15 mijë të regjistruarit në raundin e parë shkojnë 20 mijë deri tani. Kemi procesin e çregjistrimit që nisi të dielën, vazhdon edhe sot, të hënën dhe nga dita e nesërme 12 tetori nisin aplikimet për raundin e tretë.
Janë rreth 3500 maturantë që pritet të aplikojnë në këtë raund të tretë. Nëse do të kemi një ecuri të mirë pritet të regjistrohen rreth 1500 maturantë të tjerë duke e çuar numrin total në 21 mijë e 500, më shumë se vitin e shkuar.
Degët më të kërkuara janë ato të Mjekësisë, Teknologjia e Informacionit, Juridiku, Ekonomiku, Sportet dhe Shkencat Sociale.
Më pak të kërkuarat janë Rusishtja tek Gjuhët e Huaja me 1 të regjistruar deri tani. Në Gjirokastër për degën Librar ka vetëm 1 të regjistruar deri tani. Në Shkodër ka pak të regjistruar në Matematikë dhe Fizikë. Dhe 3 të regjistruar për Zooveterinari në Bujqësorin e Tiranës.
Top Channel