Nga diskutimi për Komisionin Hetimor tek marrëveshja e huasë me BERZH/ Ja çfarë vendimesh u morën për seancën plenare të radhës

12/10/2021 14:47

Konferenca e Kryetarëve mori disa vendime të rëndësishme për seancën plenare të radhës.

Në drejtimin e Kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla, sot më datë 12.10.2021, u zhvillua mbledhja e Konferencës së Kryetarëve. Pas diskutimeve, u dakordësua si më poshtë:

-Kalimi për shqyrtim në seancën plenare të datës 14 tetor 2021, i kërkesave të deputetëve të Partisë Demokratike: “Për ngritjen e komisionit hetimor të Kuvendit për kontrollin e keqpërdorimit të burimeve të administratës shtetërore, si dhe të asgjësimit të kufirit midis Shtetit dhe PS në pushtet për qëllime elektorale në zgjedhjet e 25 prillit 2021”; “Për të kontrolluar ligjshmërinë e veprimeve administrative dhe procedurës së ndjekur  nga ana e organeve ekzekutive në procedurat për ndërtimin dhe administrimin e impianteve të trajtimit të mbetjeve urbane në Tiranë. Elbasan dhe Fier”; si dhe “Për kontrollin e ligjshmërisë së veprimeve dhe mosveprimeve të institucioneve shtetërore dhe funksionarëve publikë në çështjet që kanë sjell si pasojë vendimin e arbitrazhit ‘Becchetti dhe të tjerë kundër Shqipërisë’”;

-Shtimi i minutazhit të diskutimit për çështjet e parashikuara në seancën plenare të radhës, me 60 minuta, kohë që do të ndahet në mënyrë përpjesëtimore ndërmjet grupeve parlamentare, sipas përfaqësimit të tyre në Kuvend;

-Lejimin e gazetarëve për të ndjekur fizikisht punimet e seancës plenare, në vendin e caktuar për ta galerinë e sipërme të sallës plenare;  si dhe marrjes së planeve nga operatorët për një periudhë kohore deri në 5 minuta nga hapja e seancës.

– Futja në programin e punimeve të Kuvendit të projektligjit “Për ratifikimin e marrëveshjes së garancisë, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) për marrëveshjen e huas, ndërmjet Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike sh.a. (OSHEE) dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, për projektin e OSHEE-së për reagimin ndaj krizës së pandemisë Covid-19 “.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA