Ministrja britanike pas takimit me Bashën: Diskutim i frytshëm! Partitë opozitare, rol të rëndësishëm në Parlament

12/10/2021 13:03

Ministrja britanike, Wendy Morton ndodhej këtë të martë në Tiranë, ku edhe zhvilloi një takim me kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Bashën.

Përmes një statusi në ‘twitter’ Morton shkruan se ka zhvilluar një diskutim të frytshëm me kryedemoratin mbi situatën aktuale politikë në vendin tonë.

Më tej në postim, Morton thekson se partia opozitare mund të ketë rol të rëndësishëm në parlament për të forcuar demokracinë.

“Diskutim i frytshëm me Kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, mbi situatën aktuale politike në Shqipëri. Partitë opozitare mund të kenë rol të rëndësishëm në Parlament për të forcuar demokracinë dhe për të garantuar se zërat e të gjithë qytetarëve janë të përfaqësuara”, shkruan Morton bashkangjitur fotografisë ku shfaqet teksa shtrëngon dorën me kryetarin e PD-së.

Top Channel