Kurdët, sulm ndaj Turqisë në Siri/ Mediat turke: Po i ndihmon fshehurazi Washingtoni?!

12/10/2021 11:52

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan u betua se Turqia do të ndërmarrë të gjithë hapat e nevojshëm pas sulmit të fundit njësive kurde YPG në Siri që i kushtuan jetën dy ushtarëve turq.

Duke folur në një mbledhje kabineti, Erdogan nënvizoi vendosmërinë e Ankarasë për të eliminuar atë që ai e quajti : kërcënimi YPG. “Po na soset durimi. Do ta zhdukim kërcënimin që na vjen nga veriu i Sirisë, ose së bashku me forcat  e tjera aktive atje, ose me mundësitë tona”, deklaroi ai. Sulmi që acaroi kreun e shtetit turk ndodhi në Azaz, ku autoblinda e trupave turke u godit me një raketë të komanduar në distancë. Media vendase ankohen se Washingtoni nuk jep sqarime për mbështetjen ndaj YPG-ve.

Ato shkruajnë se Erdogani ka bërë disa pohime të qarta lidhur me Brett McGurk, koordinator i Shtëpisë së Bardhë në Lindjen e Mesme dhe Afrikë, të cilin e quajnë “arkitekti i Irakut të përcarë sot”. Por ndonëse deklaratat mbi McGurk dhe lidhjen e tij të supozuar me YPG mbushin titujt e gazetave në Turqi, Washingtoni e bën veshin shurdh përpara kësaj çështje, vazhdon artikulli.

SHBA i mbështeti njësitë paraushtarake kurde në Siri gjatë luftës kundër Shtetit Islamik, në të cilën ato u dëshmuan një factor kyc për fitoren. Por pas fitores mbi ISIS-in, trupat amerikane u tërhoqën duke i lënë kurdët të ekspozuar ndaj pushtimit turk në veri të Sirisë, çka u konsiderua asokohe prej tyre si një “thikë pas shpine”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA