Kreu i grupit parlamentar të PD, Alfred Rushaj ka folur për mediat duke thënë se ka një vendim të PS për të mos pranuar ngritjen e Komisionit Hetimor për cështjen “Becchetti”, por do të bëjnë gjithçka që të ngrihet.

“Ka një dakordësi për objektin e hetimit për zgjedhjet, nuk ka dakordësi për inceneratorët, ka një vendim të palës tjetër për të mos pranuar ngritjen e komisionit hetimor për Becchettin.

Dhe justifikim për këtë është një letër që ka dërguar avokati i shtetit, mosngritja e këtij komisioni i shërben interesit të Edi Ramës. Kjo është në shkelje të plotë të Kushtetutës, natyrisht që ne nuk do të pranojmë këtë pjesë, do bëjmë çka kemi në dorë, çka kemi mundësi të bëjmë që ky komision të ngrihet”, tha Rushaj.

Sa i përket procesit të vettingut, u shpreh se nuk ka marrë asnjë propozim apo kërkesë nga partnerët. Megjithatë shprehet se janë të gatshëm që të diskutojnë çdo çështje të rëndësishme.

“Ne nuk kemi marrë asnjë propozim për vettingun, nuk kemi diskutuar me asnjë forum apo partner. Kur të kemi propozim, do të flasim. Nuk kemi asnjë kërkesë nga partnerët. Unë që jam ngarkuar për këtë pjesë, pra jemi të gatshëm të diskutojmë për çështje shumë më të rëndësishme siç është ndryshimi i kodit zgjedhor, ndryshime të tjera”, u shpreh Rushaj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA