Japoni, më shumë se 64 për qind e popullsisë e vaksinuar me dy doza antiCovid

12/10/2021 09:03

Qeveria japoneze ka përditësuar të dhënat mbi aktivitetin e vaksinimit dhe njoftohet se 64.3% e popullsisë në Japoni ka marrë dy dozat antiCovid.

Deri më datën 11 tetor, rreth 93.1 milionë qytetarë, që korrespondon me 73,6 për qind të popullsisë së vendit, janë vaksinuar kundër virusit.

Vaksinimi me dozë të dyfishtë ka përfunduar tek afërsisht 81,4 milionë njerëz, që korrespondon me 64,3 për qind të popullsisë.

Ndërkaq, 90,9 për qind e qytetarëve të moshës 65 vjeç e më lart janë vaksinuar me një dozë, kurse 89,8 për qind me dy doza.

Synimi i qeverisë japoneze është të përfundojë vaksinimin vullnetar të qytetarëve deri në fillim të nëntorit.

Japonia, me një popullsi prej 126 milionë banorë, fushatën e vaksinimit kundër COVID-19 e filloi në shkurt 2021.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA