25/11 16:26
Berat Gjimshiti reagon për herë të parë pas ndërhyrjes kirurgjikalë që iu nënshtrua në krah një ditë pas fitores së madhe në fushën e Hungarisë, kur mbrojtësi i Atalantës ishte i detyruar të dilte para kohe nga fusha.
28-vjeçari shprehu falënderimet për mbështetjen që ka marrë ditët e fundit, duke premtuar se do të kthehet shpejt, pasi operacioni u krye me sukses.
Gjithashtu, qendërmbrojtësi kuqezi u uroi fat shokëve të skuadrës për ndeshjen shumë të rëndësishme me Poloninë, si një prej miliona zemrave kuqezi që do ta ndjekin Kombëtaren nga shtëpia.
Top Channel