Stadiumi “Air Albania” po mbushet nga tifozë shqiptar por dhe polak, ndërsa të dyja vendet presin me emocion ndeshjen Shqipëri-Poloni.
Më herët, Federata Shqiptare e Futbollit theksoi masat, që duhet të ndjekin të pranishmit. Përveç biletës, ata duhet të kenë me vete mjetin e identifikimit, ndërsa nuk do të lejohen fëmijët nën moshën 16 vjeç, të cilët janë të pashoqëruar nga prindërit.
Nuk do të lejohen disa sende si bidonë uji, çadra, çelësa metalik apo lëndë piroteknike etj. Po ashtu, FSHF thekson se do të lejohet vetëm flamuri zyrtar shqiptar, për të shmangur kështu incidente të mundshme.
Shqipëria dhe Polonia janë përballur plot 11 herë me njëra-tjetrën sipas statistikave të UEFA-s dhe bilanci flet dukshëm në favor të miqve, që kanë fituar 8 ndeshje dhe kanë barazuar 3 prej tyre, e padyshim edhe golavarazhi flet në favor të polakëve, që kanë shënuar 18 gola, kundrejt 6 të shënuar nga kuqezinjtë.
Vlen të përmendet se Shqipëria në fakt e ka arritur një sukses ndaj polakëve, pasi ka triumfuar me shifrat 2-0 më 29 nëntor të 1953-shit, falë golave të Loro Boriçit dhe Refik Resmjes, megjithatë kjo miqësore nuk është njohur nga UEFA.
Top Channel