Fenomeni i rrjeteve sociale, Elhaid Cufi është banori i rradhës që surprizohet nga ‘’Vëllai i Madh’’.
Ai ka pranuar se është shumë i lidhur me prindërit e tij dhe se se kurrë nuk ka qendruar kaq gjatë pa komunikuar me to.
Ai rrëfeu mbi vuajtjet që kanë kaluar në familje duke filluar nga problemet shëndetësore të babait të tij, punërat e stërgjata të mamasë së tij dhe vështirësitë ekonomike që ata kanë kaluar.
”Mamaja ka qenë shtylla e shtëpisë, babai ka qenë prej 10 vitesh në depresion dhe u mbyll në vetvete”,- tregoi Elhaidi.
Pas rrëfimit emocionues, atij ju mundësua të takonte babain e tij me të cilën u përqafua i përlotur.
”Kam punuar gjithë jetën ta bëj krenar, do përpiqem ta bëj edhe më shumë”,- tha Elhaidi.
Top Channel