Tiranë, Durrës, Vlorë, Librazhd, Qafë Thanë, Korçë, Kapshticë. E nëse do të duhej të zhvendosemi tek tabelat e tjera, do të lexohen një sërë fshatrash dhe qytetesh gjithashtu.

E gjithë lëvizja përqendrohet në Unazën Jugore të Elbasanit duke krijuar jo vetëm trafik kilometrik për mijëra drejtues mjetesh por edhe rrezikshmëri sidomos për kalimtarët që duhet të ndajnë të njëjtën rrugë.

By pass-i i Elbasanit është një kërkesë e domosdoshme e cilësuar si e tillë mbi 10 vite më parë, por ende mbetet në fazën e gjurmimit dhe shpresat për nisjen e investimit duket se do të presin një tjetër dekadë. Ndërsa 10 mijë drejtues mjetesh çdo ditë do të qëndrojnë me orë të tëra për të kaluar Elbasanin.

Top Channel