Brataj: Vaksinohuni nga gripi. Personat që kanë bërë vaksinën anti covid mund të bëjnë edhe vaksinën e gripit

12/10/2021 15:18

Bashkë me temperaturat në zbritje kanë nisur edhe virozat e shumta tek qytetarët të cilat në qarkullim bashkë me mutacionin Delta pritet ta vështirësojnë situatën.

Mjekët kanë nisur të bëjnë edhe vaksinën kundër gripit, virus i cili ka shkaktuar humbje jete çdo vit. Sipas ekspertit të Komitetit Teknik, Skënder Brataj, vaksina anti grip duhet të nisë të aplikohet tek të gjithë qytetarët.

Tanimë nëpër qendrat shëndetësore janë bërë gati listat për personat që do të bëjnë vaksinën antigrip. Ekspertët e shëndetit publik sqarojnë se kush është vaksinuar ndaj Covid mund të bëjë edhe vaksinën ndaj virusit të gripit.

Ministria e Shëndetësisë ka bërë një porosi prej 360 mijë doza vaksina antigrip. Por kërkesat e mëdha të vendeve të tjera edhe për këtë vaksinë e kanë vështirësuar këtë situatë dhe pritet të ketë mungesa në tregun farmaceutik.

Top Channel