As në ankandin e së martës OSHEE nuk ia ka dalë të sigurojë diferencën e mbetur nga sasia e planifikuar, pasi ka arritur të blejë vetëm 4.1 MWh energji elektrike .
Përmes një njoftimi zyrtar OSHEE ka bërë me dije se pavarësisht mosplotësimit të sasive të kërkuara, si rrjedhojë e çmimeve të larta është detyruar të skualifikojë disa nga ofertat që arrinin deri në 590MWh.
Në total nga tre ankandet e zhvilluara dje dhe sot u arrit të sigurohej sasia prej 29 MWh, duke mos plotësuar kështu nevojat.
Një situatë e tillë ku OSHEE po has vështirësi të mëdha në sigurimin e energjisë për konsum dëshmon edhe një herë se vendi ndodhet në krizë energjitike, ku nëse pasojat nuk do t’i vuajnë konsumatorët e bizneset e vogla, me siguri barra do të bjerë mbi biznesin e madh.
Top Channel