Berisha i drejtohet Ramës nga Kukësi: Kjo është punë burrash, jo punë pengjesh/ Paralajmëron protesta të përgjithshme

12/10/2021 17:57

Ish-kreu demokrat Sali Berisha i cilëson takimet me mbështetësit demokrat si përpjekje për të rikthyer lirinë “ndërsa vendin e mban peng kryeministri Edi Rama dhe pengu i tij, Lulzim Basha”.

Sot mblidhemi në këtë Foltore, për të vendosur që t’i rikthejmë PD-së shpirtin e saj të lirisë, votën. T’i rikthejmë demokratëve dinjitetin për të cilin sakrifikuan aq shumë në betejën për përmbysjen e komunizmit”.

Berisha u prit nga qindra simpatizantë, që nuk kursyen duartrokitjet për minuta të tëra, teksa ‘kërcisnin’ daullet kur ai hyri në qytet. Berisha foli sërish për zgjedhjet, që sipas tij ishin të manipuluara nga e majta, ndërsa paralajmëroi për protesta të përgjithshme.

Dëgjoji këto daulle (i drejtohet Ramës). Ke përdorur patronazhistët, njësoj si në kohën e baballarëve të tu mizor. Ti nuk ke mandat. Jo 8 vite, as 8 vite nuk meriton të qeverisësh. Te Kryeministria e kemi radhën me ato daulle. Për të përmbysur regjimin më të keq që ka patur ndonjëherë Shqipëria!”

Top Channel