Boksieri i peshave të rënda, Deontay Wilder nuk do të tërhiqet nga boksi edhe pas humbjes për herë të dytë me Tyson Fury.
Lajmi është bërë me dije nga trajneri kryesor i tij, Malik Scott. 35-vjeçari u rrëzua të shtunën në raundin e 11-të nga Fury, në një ndeshje emocionuese për kampionatin botëror të WBC në Las Vegas.
“Deontay ka vendosur një garanci ekonomike për familjen e tij dhe nuk ka pse të luftojë për të siguruar jetesën”, tha Scott për iFL Tv.
Ai tha se pensionimi i tij nuk është në planet e 35-vjeçarit dhe as nuk është diskutuar një gjë e tillë.
Wilder dhe Fury kundërshtuan një barazim tepër të diskutueshëm në dhjetor të 2018-ës, para se britaniku të fitonte rimeçin në shkurt të vitit 2020, kur trajneri i atëhershëm i Wlder-it Mark Breland hodhi peshqirin në raundin e shtatë.
Një veprim i tillë e zemëroi Wilder-in aq shumë, sa arriti të shkarkojë Breland duke e zëvendësuar atë me Scott.
Në ndeshjen e tretë, të dy ata, u rrëzuan. Fury dy herë në raundin e katërt dhe Wilder në raundin e tretë dhe të dhjetë, si dhe një herë tjetër në raundin e 11-të.
Trajneri i tij u shpreh se nuk kishte asnjë moment gjatë ndeshjes që ai të mendonte dorëzimin.
“Përgjatë viteve që kam njohur Deontay, ai gjithmonë është shprehur se hedhjen e peshqirit nuk do ta toleronte”, shtoi Scott.
“Është një vendim i tij dhe që unë e respektoj. Rrëzimi i fundit ishte një nokaut i keq dhe gjyqtari i ndeshjes vendosi ta ndalojë atë”, tha ai.
Wilder ka qenë kampion bote për shumë vite duke shënuar 42 fitore nga 45 ndeshje.
Top Channel