Gjashtë qytetarë kanë humbur jetën si pasojë e Covid-19 në 24 orët e fundit në Shqipëri.
Lajmi është konfirmuar nga Ministria e Shëndetësisë, e cila tregoi se ka humbur jetën 1 qytetar nga Gjirokastra 57 vjeç, 2 qytetarë nga Vlora nga 63 vjeç, 1 qytetar nga Kukësi 67 vjeç, 1 qytetar nga Saranda 75 vjeç dhe 1 qytetar nga Tirana 79 vjeç.
Në njoftimin e ministrisë theksohet se janë kryer 3,042 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid-19, 501 qytetarë.
Mësohet se 218 qytetarë janë në Tiranë, 27 në Shkodër, Fier, 20 në Elbasan, 17 në Krujë, 15 në Kamëz, Vlorë, 14 në Durrës, 13 në Lushnje, 10 Sarandë, 9 në Kukës, 8 në Korçë, 7 në Patos, 6 në Tropojë, Vorë, Kuçovë, 5 në Dimal, 4 në Bulqizë, Selenicë, Himarë, Gjirokastër, Kolonjë, Skrapar, Gramsh, 3 në Vau i Dejës, Lezhë, Kurbin, Dibër, Rroskovec, Mallakastër, Konispol, Tepelenë, Pogradec, Poliçan, Peqin, 2 në Malësi e Madhe, Mirditë, Kavajë, Maliq, Berat, 1 në Pukë, Has, Shijak, Përmet, Këlcyrë, Devoll, Librazhd.
Aktualisht janë 6,872 pacientë aktivë me Covid-19 në të gjithë vendin.
Po marrin trajtim 160 pacientë, nga të cilët 16 janë në gjendje më të rënduar.
Janë shëruar 575 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 166,009 që nga fillimi i epidemisë.
Që prej fillimit të pandemisë janë kryer 1,243,246 testime në vendin tonë, ndërsa kanë rezultuar 175,664 qytetarë pozitivë.
Po ashtu, 166,009 të prekur janë shëruar dhe 2,783 kanë ndërruar jetë, duke humbur betejën me armikun e padukshëm, mes tyre edhe artisë, futbollistë apo aktorë.
Statistika (12 Tetor 2021)
Raste të reja ditore 501
Të shëruar në 24 orë 575
Të shtruar në spitale 160
Humbje jete në 24 orë 6
Testime ditore 3042
Testime totale 1,243,246
Raste pozitive 175,664
Raste të shëruara 166,009
Raste Aktive 6,872
Humbje jete 2,783
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 3015
Durrës 839
Fier 707
Shkodër 552
Vlorë 325
Elbasan 320
Lezhë 255
Berat 228
Gjirokastër 210
Kukës 156
Korçë 142
Dibër 123
Top Channel